Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksidenti në Etiopi, edhe Shqipëria ndalon fluturimet e avionëve Boeing 737-8

14:39 / March 13, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aviacioni civil
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas aksidentit fatal në Etiopi edhe Shqipëria ka ndaluar fluturimin e avionëve Boeing 737-8 dhe 737-9 MAX, një nga llojet më të reja të avionëve.

Në një njoftim për shtyp Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se i bashkohet vendimit të Agjensisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), duke ndaluar fluturimin e avionëve Boing 737-8 dhe 737-9 Max, në hapësirën ajrore shqiptare.

“Vendimi i EASAs vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”. AAC informon qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve. Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia”, vijon njoftimi.

aksidenti Boeing
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.