Aktori i njohur Florjan Binaj dhe bashkëshortja e tij Sadina janë bërë prindër për herë të tretë.
Lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vogëlushes sapo e dha vetë aktori me anë të një postimi në Instagram.
Ata kanë vendosur ta quajnë të voglën e shtëpisë Vjosa, një emër ky shumë i veçantë shqiptar.
“Vjosa lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë”, shkruan Flori.
Kujtojmë se Flori dhe Sadina janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, Krenas dhe Glaukut.
Postime te ngjashme
Add A Comment
