Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

2,383 raste të reja me Covid dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 14 pacientë në gjendje të rëndë

18:25 / January 20, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spital COVID Infektiv 7 janar 12 650x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se 2,383 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 7,634 testime të kryera.

Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana, 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 134 pacientë ndërsa 14 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë 23,593 pacientë aktivë me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të lehtë të rasteve dhe viktimave. Kujtojmë se dje u regjistruan 2,643 raste dhe 6 të vdekur.

Sakaq, në 24 orët e fundit mësohet se 1,754 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 214,633 që prej fillimit të pandemisë dy vite më parë.

Ajo çka vihet re është se Tirana mban rekord sa i përket infektimeve ndërsa pasohet nga Durrësi, Vlora, Shkodra, Fier dhe Gjirokastra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.