Kryebashkiakja aktuale Emirjana Sako do të kandidojë për zgjedhjet e pjesshme në Durrës.
PS pritet të nisë edhe një mbledhje të Kryesisë Durrës për të prezantuar kandidaten Sako. Mësohet se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Qarkun e Durrësit. Sako njihet dhe si njeriu i Vangush Dakos.
