Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“I fshehim mes shkurreve”, zbardhen përgjimet që fundosën trafikantët e klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë e Greqisë

14:30 / January 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1642771484 1602514880pergjimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet dosja e trafikimit të klandestinëve nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Arrestimi i 25 personave është bërë pas zbulimit të përfshirjes së tyre në skemën e trafikut të klandestinëve përmes përgjimeve. Report TV, raporton se ne dosjen e prokurorisë ka disa përgjime dhe episode të dokumentuar që trafikantët kërkonin mes njëri-tjetrit favore për të marrë grupe njerëzish dhe transportin e tyre drejt Leçes së Italisë.

Në një nga përgjimet e zbardhura është një nga trafikantët Fatjon Koçllari dhe bashkëjetuesja e tij Kristina Sako që flasin me një emigrant që të lidhet me Muhamedin dhe të bëjë gati paratë në të kundërt nuk vjen dot në Tiranë, ndërkohë që biseda zhvillohet në anglisht. Egjiptiani Muhamet Sherif, është kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve.

Kristina Sako:Ali fole me Muhamedin për lektët

Emigranti: nuk të kuptoj

Kristina Sako : Dëgjo shko fol me Muhametin dhe bëj gati lekët pasi po nuk i pate nuk vjen dot në Tiranë

Emigranti: Nga je ti?

Kristina Sako : Unë jam nga Shqipëria dhe do të pres ty në Tiranë. kur të vish këtu na duhen paratë

Emigranti:Sa kushton?

Kristina Sako : 200 euro për peson, 800 eruo për të gjithë ju

Emigranti: nuk i kemi aq lekë

Kristina Sako : Atëherë nuk vjen dot në Tiranë, nuk hyn dot në hotel, por kthehesh mbrapsht në Korçë

Ndërsa në një përgjim tjetër Fatjon Koçllari flet me Thoma Sakon për vonesën e mbërritjes së fugonin te klandestinë në Elbasan. Ata thonë që pasi të mbërrijnë t’i fshehim nëpër shkurre gjatë natës dhe në mëngjes i nxirrin sërish për t’i transportuar drejt Gjirokastrës

Fatjon Koçllari: Hë mo Thome ku je, tani më morën janë vonuar se njëri ka thyer këmbës apo i ka kafshuar qeni se di, do i marrësh në mëngjes

Thoma Sako: Do i fus në ndonjë shkurre atje dhe në mëngjes i ke gati t’i nxjerr te karburanti.

Fatjon Koçllari  dhe Rudin Shkrela, të dy të arrestuar si pjesë e trafikut të klandestinëve  kanë komunikuar mes tyre ne dhjetor të 2020, për transportin e  4 klandestinëve  sirianë nga Korça drejt Tiranës kundrejt shumës 1200 Euro. Sirianët janë marrë nga Turqia, në Greqi dhe më pas janë çuar në Bilisht të Korçës.  Më pas ata janë marrë nga një fugon  për t’i çuar në Tiranë. Transportuesi i tyre, Rudin Shkrela ka ngatërruar rrugën që duhet të ndiqte dhe kjo ka shkaktuar panik te trafikanti tjetër Fatjon Koçllari.

Biseda telefonike me dy trafikanëtve:

Trafikanti 1: Ja vila nje sek se po vete ta marr une ate cunin se ka ngatërruar rrugën ai vila, se spo Trafikanti 2: Mire o zemer mire po te iken me fute ne grope se kam per ti nis leke une atij

Trafikanti 1: Dhe unë grop jam, ja ja se iki une direkt,po cti beje se ka ngaterru rrugën ai

Trafikanti 2: Aman se na more ne qafe o zemer ta kisha dite kisha nis tjetër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.