Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Berisha ka folur për herë të parë rreth ngjarjes së papritur që ndodhi disa javë më parë, ku shtëpia e saj është grabituar nga persona të paidentifikuar. Ndër të tjera ajo foli edhe rreth formatit Big Brother dhe jetën e saj private.
Këngëtarja tregoi për “Prive” se nuk ajo dhe familja e saj nuk e kanë pritur dhe nuk e kanë përjetuar aspak mirë grabitjen e shtëpisë së saj dhe ka shtuar se dëmi material ka qenë shumë i madh por pa dhënë shifra.
“Ka qenë diçka që nuk e kam përjetuat kurrë. Kur jemi kthyer në shtëpi e kemi parë shtëpinë në një gjendje të tmerrshme dhe nuk e denim se çfarë po ndodhte. Edhe kur ka ardhur policia kanë shkruar raportin. Ne nuk e dimë se kush e ka bërë. Shumë shpesh po ndodhin raste të tilla. Dëmi ka qenë shumë i madhe, gjërat materiale shkojnë e vijnë. Nuk kemi ndonjë dyshim dhe shpresojmë që policia ta zgjidhë këtë ngjarje”, u shpreh ajo.
Ndërsa e pyetur nëse do të merrte pjesë ne formatin Big Brother, ajo shprehu se nuk është artiste e skandalev dhe nuk i ka preferuar asnjëherë. Sipas saj çdokush që hyn si banor do të japë një pjesë të keqe të vetes që ajo e quan “skandal”.
