Dibra është një nga qarqet me temperaturat më të ulëta në vend. Në zonat e thella të qarkut te Dibrës, temperaturat shënojnë -16°c .
Njesia Lur eshte e bllokuar dhe nuk mund të lëvizet drejt Peshkopise por vetem nga Rresheni, pasi lartesia e bores vjen nga 30 deri ne 50 cm.
Po keshtu ka probleme edhe në njesinë Sllov, Zall-Reç këto njësi janë të bllokuara nga prezenca e akullit dhe bora.
Probleme ka edhe Kalaja e Dodës, ku disa fshatra janë te izoluara, probleme ka edhe në zonën e Gollobordës si Trebishti dhe Ostreni. Ndërsa rruga nacionale nga Peshkopia drejt Tiranes levizet pa problem. Kukes -Peshkopi lëvizet vetëm me zinxhir.
Ura e Çerenecit-Librazhd levizet me zinxhir.
Rruga e Arberit eshte e kalueshme. Persa i perket mungeses se energjise elektrike njesia Lur, Zall-Reç, Sllov, mungon energjia elektrike prej 24 orësh.
Një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka mungesë te ujit te pijshëm për shkak të ngricave.
