Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohen 11 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

13:25 / January 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tiranes6 933x445 770x367 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tiranë – Vihen në pranga 11 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. H., 44 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në një argjendari;

– E. L., 34 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Gjithashtu, specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. L., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një minimarket në rrugën “Dora D’Istria”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinier në një firmë, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi K. K., 59 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. Sh., 21 vjeç, dhe A. I., 21 vjeç, pasi kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases V. K., dhe gjatë kontrollit fizik shtetasit A. I., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës, thikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 34 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. G., 34 vjeç, A. K., 25 vjeç, G. Z., 23 vjeç dhe P. G., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.