Erion Braçe, një kritik i kahershëm i Presidentit të Futbollit Armando Duka, është shprehur sot se ai ka shuar futboillin në disa qytete të vendit.
Në postimin e tij Braçe rendit klubet e “persekutuara” nga ana e numrit një të FSHF-së, duke përmendur edhe emrat e njohur të këtyre klubeve.
Postimi i Braçes:
-Ka shuar futbollin ne Lushnjën e Roza Haxhiut e gjithë Haxhilerëve që i dhanë tonin futbollit aty;
-Ka shuar futbollin në Fierin e Loni Papuciut e Majacit të madh;
-Ka shuar futbollin në Beratin e Arbërve, të gjithë Arbërve që bënë golat e kampionateve në vite;
-Ka shuar futbollin në Gjirokastrën e Sefedin Brahos së madh e Lefter Millos së pavdekshëm, një listë të gjatë gjirokastritësh që bën kombëtaren e Shqipërisë;
-Ka shuar futbollin ne Vlorën magjike të Mexhit Haxhiut, Bejkush Birces, Flamurtarit të madh të Beogradit e Barcelonës së Kushtës e Rucit.