Zyrat e Bashkimi Evropian në Bruksel janë sulmuar nga protestuesit të cilët kundërshtonin masat anti-COVID në Belgjikë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, e ka dënuar këtë akt.
“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel duke përfshirë edhe zyrat e BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter.