Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sekuestrohen 27 kg drogë në Gjirokastër, arrestohet shoferi i “Toyota-s”, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

10:23 / January 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 29 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Gjirokastrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte është ushtruar një kontroll dhe janë kapur 27.6 kg drogë e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar si bashkëpuntor. Punohet intensivisht për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin M. G., u gjetën 27. 6 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar si bashkëpuntor. Punohet intensivisht për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

arrestohet Gjirokastër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

10:49 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.