Transfemarkt ka bërë një renditje të mbrojtjeve më të mira në Europë në 10 ndeshjet e fundit.
Një renditje që kryesohet nga Inter-i. Zikaltrit janë të parët falë vetëm 4 golave të pësuar në dy muaj kampionat.
Pak mbas tyre renditet Juventus që, pas një fillimi shumë të keq, duket se është kthyer në rrugën e duhur dhe në 10 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm 6 gola.
Në këtë renditje speciale, zikaltrit dhe bardhezinjtë janë të vetmet ekipet italiane. Më saktësisht, Inter mban vendin e parë me Marseille dhe Wolves, më pas vjen Getafe në La Liga, dhe në fund Juventus që ndjek me 6 gola të pësuar para superfuqive Manchester City, Psg e Real Madrid me 7 gola të pësuar.
Më keq kanë bërë Liverpool-i dhe Tottenham-i me 8 gola të pësuar.
