Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Raporti i “Global Firepower” / Ushtria shqiptare e 115-ta në botë, ja ku renditet Serbia dhe Maqedonia

16:59 / January 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fa ushtria shqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“PowerIndex”, indeksi i fuqisë ushtarake të shteteve, i finalizuar nga “Global Firepower”, mat fuqinë ushtarake të 140 shteteve të ndryshme. Ky indeks e përcakton rezultatin e një shteti të caktuar duke përdorur si indikatorë jo vetëm fuqinë ushtarake, por edhe financat e deri te aftësitë logjistike dhe gjeografia. Për vitin 2022, Shqipëria renditet e 115-ta në botë nga 140 vendet e konsideruara për rishikim botëror. Vendi ynë regjistron një rezultat prej 3.0023, ku indeksi përcakton se në nivelin 0.000 rezultati mund të konsiderohet i përsosur. Shigjeta me ngjyrë të kuqe, e cila tregon krahasimin e tendencave nga viti në vit, tregon se Shqipëria ka pësuar një përkeqësim, krahasuar me një vit më parë. Nëse do ta krahasonim me rajonin, Shqipëria renditet e dyta pas Serbisë, e cila pozicionohet në vend të 61-të. Kosova ka pozicionimin më të keq jo vetëm në rajon, por edhe në botë, duke u renditur e parafundit, ose në vend të 139-të nga 140 shtete në total. Bosnje dhe Hercegovina renditet në vend të 123-të, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut në vend të 131-të dhe 134-tët respektivisht. Në vend të parë në këtë indeks kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndjekin në renditje duke u pozicionuar në vend të dytë dhe të tretë, Rusia dhe Kina.

Indeksi i Fuqisë Ushtarake 2022, Shqipëria

ushtria

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.