Kryesocialisti Edi Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të vjelur sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.
Pasditet e kësaj të marte, Rama do të takohet me Erion Veliajn drejtues politik në qarkun Tiranë ku në dy bashki atë të Vorës dhe Rrogozhinës do të ketë zgjedhje.
Një orë më pas pritet të takojë me Ulsi Manjën drejtues politik për qarkun e Dibrës. Konsultimet janë mbyllur me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla.
Për bashkinë Lushnjë, Ramës i janë propozuar dy emra.
Kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku i njohur Asfloral Haxhiu.
