Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është autori i arrestuar për vënien e tritolit në banesën e Dukës?

22:42 / January 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Duka1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arratia e autorit që i vuri eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka ka zgjatur vetëm 24 orë. Mbrëmjen e kësaj të marte ka rënë në prangat e policisë 34-vjeçari Arlen Hasanaj. Mësohet se Hasanaj është pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë ‘Euroshop Durrës’ themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika.

Kjo kompani ka si veprimtari përveç market bar-kafes, edhe në fushën e prodhimit, magazinimit të prodhimeve të ushqimeve blegtorale e bujqësore. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kur inspektorët e Tatimeve shkuan një ditë më parë për kontroll  në ambientet e kompanisë së vezëve “aiba”, në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një kompani që mendohet të jetë “Euroshop Durrës”. Ndërkohë, Hasanaj rezulton edhe pronar i një biznesi ku shitet gjithçka me 1 euro.

I riu u kap nga kamerat e sigurisë duke i vënë eksplozivin në derën e shtëpisë, i cili fatmirësisht përfundoi pa të lënduar. 34-vjeçari po merret në pyetje në ambientet e Policisë së Shtetit, e ndërsa uniformat blu thonë se kanë të gjitha provat që e inkriminojnë Hasanajn, si autor i kësaj ngjarjeje.

Në videon e publikuar Arlen Hasanaj, vjen me makinë, del dhe afrohet me qetësi dhe ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse tritol, sasia e vogël as 100 gram, dhe më pas e hedh te porta e hekurit. Pasi hedh lëndën plasëse, i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodhi edhe  shpërthimi. Askush nga familja e Dukës nuk ka dalë, ndërkohë që në video duket një grua përballë që del nga shtëpia dhe më pas brenda pak sekondave vjen Policia.

arrestuar autori tritolit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.