Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shumica e shqiptarëve kundër opozitës për djegien e mandateve

21:10 / March 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sondazhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Report Tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin  e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”. Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Në sondazh qytetarët janë pyetur gjithashtu sesi do të vepronin nëse partitë kryesore te opozitës do të bojkotonin zgjedhjet lokale. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës, punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës. Bashkëpnupmi i tretë i Report Tv me Roberto Baldassarin jep një panoramë edhe për votën në 12 qarqet e vendit dhe projeksionin ne shkallë kombëtare. 

Kriza politike/ Sondazhi: 45% kërkojnë që Rama të vijojë mandatin, 6% pro protestave 

Cila do të ishte zgjidhja korrekte për të kaluar krizën politike? Nga sondazhi, 45.5% e shqiptarëve kërkojnë që kryeministri Rama të vijojë detyrën deri në fund të mandatit, 32% janë për një marrëveshje mes palëve, 16.3% janë për dorëheqjen e qeverisë dhe vetëm 6.2% janë pro protestave të opozitës.

Sondazhi në Report Tv: Shqiptarët kundër opozitës për djegien e mandateve 

Shqiptarët janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Nga sondazhi i publikuar nga Report Tv, 62.8%, që janë shumica dërrmuese kanë votuar kundër, ndërsa vetëm 16.7% e mirëpresin vendimin e opozitës.

Kush ka ndikuar në gjendjen negative, shumica apo opozita? Cilin fajësojnë shqiptarët 

Në pyetjen e parë të sondazhit, nga mbi 800 shqiptarë, pjesa më e madhe, 55.3% u shprehën se gjendja e vendit është negative. Por kush ka ndikuar në këtë gjendje negative, shumica apo opozita? Në pyetjen e dytë, 55.3% e shqiptarëve që thonë negative i japin përgjigje kësaj pyetje

Si vlerësohet gjendja aktuale e vendit? Ja si përgjigjen shqiptarët (Sondazhi) 

Pyetja e parë që u është bërë shqiptarëve është për gjendjen aktuale të vendit, si e gjykojnë? Nga sondazhi i publikuar nga Report Tv rezulton se 55.3% janë përgjigjur negative, ndërsa vetëm për 12.8% është pozitive.

Opozita Rama Sondazhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.