Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Skavica do ndryshojë pavarësinë tonë energjetike!

23:03 / January 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Reso 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bardhyl Reso, një ndër anëtarët e parë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike ka folur për një pjesë tjetër të jetës së tij, atë të profesionit të tij në kohën e komunizmit.

Bardhyl Reso ka qenë specialist i hidroenergjetikës, asistent i profesor Petrit Radovickës në ndërtimin e një sërë hidrocentralesh në kohën e komunizmit. Reso si specialist i hidroenergjetikës shprehet se në ditët e sotme është shumë e rëndësishme ndërtimi i Skavicës, sipas tij ai kryeministër që do të realizojë ndërtimin e Skavicës do të mbetet në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, ndërtimi i Skavicës do të jetë një shembull i burimeve të rinovueshme në Ballkan dhe do të krijojë stabilitet të prodhimit dhe shfrytëzimit të ujërave të lumit Drin.

“Suksesi më i madh që ne do të kemi në fushën e energjetikës është ndërtimin i hidrocentrali të Skavicës. Kinezët në kohën e komunizmit nuk e kishin atë mundësi teknike për të na ndihmuar në ndërtimin e Skavicës dhe nuk e morën përsipër. Në atë kohë kinezët nuk kishin këtë eksperiencë të ndërtimit të digave të këtij lloji. Skavica sot ka dy variante, një me lartësi më të madhe diga dhe një me lartësi më të vogël. Skavica krijon një rezervuar prej 6 miliardë metër kub ujë, që kur të mbushet ai, kaskada e Drinit do të bëhet një burim që do ta ketë prodhimin e energjisë shumë konstant, nuk do varen më nga shirat sepse të gjitha hidrocentralet do të punojnë në atë që quhet rregullim shumëvjeçar i ujërave, i prurjeve. Kaq e rëndësishme është Skavica.

Ky është problem teknik, ekonomik që duhet diskutuar edhe me Maqedoninë e Veriut, duhet diskutuar edhe me projektuesit që punojnë, nëse do ta marri firma turke-amerikane, nuk e di kush do t’i paguajë paratë pasi Skavica është një investim kolosal. Po mbaj mend një fjalë që ka përmendur profesor Radovicka që ai kryeministër që do të realizojë ndërtimin e Skavicës do të mbetet në historinë e Shqipërisë. Edhe e kujtoj gjithmonë këtë frazë. Do të jetë një shembull i burimeve të rinovueshme në Ballkan. Do të krijojë stabilitet të prodhimit dhe shfrytëzimit të ujërave të lumit Drin. Me ndërtimin e Skavicës ndryshon pavarësia jonë energjetike, sepse prodhimi i Drinit do të jetë një prodhim konstant. Për vazhdimin e punimeve të Skavicës shoh që nuk flitet edhe as bisedohet në media, unë çuditem se si probleme kaq të mëdha ekonomike nuk i jepet rëndësi. Për rëndësinë që ka për Skavicën duhet folur pafund.”, tha  Reso.

bardhyl reso pavaresine skavicaa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.