Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Rritet niveli i stresit, gjatë festave të fund-vitit.

16:19 / December 30, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
akjsd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ethet e festave dhe planifikimit të ditëve të para të vitit janë të forta. Në këtë stinë të ftohtë dhe festive, njerëzit stresohen për përzgjedhjen e dhuratave, menunë e mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qerasjet e vitit të ri por edhe për politikë. Siç e dimë, stresi lë një ndikim të fortë tek shëndeti i zemrës. Kjo i shtyu studiuesit të analizojnë ndikimin e stresit që përjetojnë njerëzit në fundvit në shëndetin e zemrës. Gjetjet e studimit treguan se gjasat e rëndimit të shëndetit rriten me 40 përqind në prag të Festave të fundvitit. Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 300,000 pacientëve që vuanin nga sëmundjet e zemrës. Festat e fundvitit janë shumë të rëndësishme në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe, konsumi i ushqimeve të rënda dhe pirja e alkolit arrin majat. Sipas studiuesve, rreziku shëndetit rritet në ditët e para të vitit të ri. Krishtlindjet dhe trazirat e shëndetit. Natyrshëm lind pyetja, përse Krishtlindjet dhe festat në përgjithësi trazojnë zemrën? Festa të tilla supozohet të sjellin gëzim në shpirt e në familje. Por sipas studiuesve, festat shoqërohen me shqetësime emocionale, zemërim, ankth, mërzi dhe stres. Të gjitha këto rrisin gjasat e problemeve me zemrën dhe shëndetin. Për më tepër, gjatë festave konsumi i ushqimit dhe alkolit është tepër i lartë. Të dyja së bashku rrisin rrezikun e shëndetit të organizmit. Ndaj ju këshillojme të tregoni kujdes me ushqimet dhe alkolin dhe veçanërisht të mundoheni të mos stresoheni e të përpiqeni të gëzoni me miqtë dhe familjen.akjsd

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

16:52 / January 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.