Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Akademia e Shkencave e interesuar për ndriçimin e historisë së hebrenjve

22:13 / January 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjinushi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademia e Shkencave në ditën e Kujtesës zhvilloi sot veprimtarinë për shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryetari Skënder Gjinushi rrëfen se përse institucioni më i lartë i shkencës e ka kthyer në një kauzë të vetën ndriçimin e historisë së bashkëjetesës së shqiptarëve dhe hebrenjve.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi veprimtarinë “Empati në kohë rreziku: shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Kryetari Skënder Gjinushi theksoi se me  ligjin “Për Ditën e Kujtesës”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka kthyer në një kauzë të vetën ndriçimin e historisë së bashkëjetesës dymijëvjeçare të shqiptarëve e hebrenjve

“Ishte një arritje cilësore që gjatë vitit të kaluar Ministria e Arsimit e Izraelit miratoi librin e profesorit dhe librin e studentit kushtuar historisë së hebrenjve gjatë Holokaustit, duke pasur si model të narrativës historike fatin e tyre në Shqipëri”, tha Akademik Gjinushi.

Veprimtaria u mbajt me praninë e z. Noah Gal, Ambasador i Izraelit . Ai vlerësoi interesimin e  Akademisë për ndriçimin e historisë së hebrenjve duke depërtuar në thellësinë e saj.

Prej më shumë se dy dekadash Akademia e Shkencave e përmes studimeve dhe botimeve ka ndriçuar historinë e bashkëjetesës dymijëvjeçare të shqiptarëve e hebrenjve

“Do të dëshironim që atë shpirt humanist që populli shqiptar ka shprehur jo vetëm ndaj hebrenjve, por ndaj tjetrit në përgjithësi kur ka qenë i rrezikuar ose në moment dobësie, ta shprehte edhe gjithë veprimtaria tjetër e përfaqësuesve të tij, duke përfshirë atë politike. Nga humanizmi i shprehur ndaj çdo bashkësie në rrezik, nga toleranca ndërfetare dhe vlera të tjera të qytetarisë shqiptare, ka kohë e vend për të mësuar të gjithë, por në mënyrë të veçantë ata që provokojnë frymë konflikti dhe mosdurimi”, tha akademik Gjinushi.

Pas kumtesave të të pranishmëve iu paraqit dokumentari “The history of Jews in Albania”. Një ekspozitë burimesh arkivore me mbi 250 dokumente e foto bëri të njohur në mënyrë të ilustruar historinë e pranimit të hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

akademia e shkencave hebrenjte interesuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.