Një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa ndjenja në një makinë, mbuluar me një batanije dhe me plagë të shumta në trup.
Mediat italiane shkruajne se ka qenë një grua që e pa të shtrire pa ndenja dhe njoftoi policinë. Me një ambulancë ai u transportua në spital, ku iu nënshtrua ndërhyrjes mjekësore. Në vend mbërritën edhe efektivë të policisë që e morën në pyetje, sapo atij iu kthye vetëdija.
Ai i ka lënë të befasuar pasi ka thënë se nuk i kujtohet asgjë se çfarë kishte bërë dhe as se si ishte gjendur në atë makinë. Policia bëri me dije se makina nuk është e shqiptarit, por ajo nuk rezulton as të jetë e vjedhur.