Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Si ndikon stresi në problemet e lëkurës

15:58 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lekure
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stresi është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë organizmin tonë. Pasojat e tij ndonëse nuk mund të jenë të menjëhershme, janë afatgjata. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, me siguri stresi do ta përkeqësojë gjendjen tuaj.

E jo vetëm kaq, stresi mund të jetë shkaktari kryesor se përse po vuani. Këtë lidhje komplekse mes stresit dhe lëkurës, e sidomos me atë të fytyrës, e shpjegojnë edhe ekspertët.

Si e ndikon lëkurën?
Ekziston një lidhje e fortë mes mirëqenies mendore dhe shëndetit të lëkurës tuaj. Kjo përkthehet përgjithësisht në akne, skuqje, kruarje apo simptoma të tjera të ngjashme. Stresi mund të shkaktojë akne dhe aknet mund të shkaktojnë stres apo shëndet të dobët mendor. Sipas ekspertëve është shumë e vështirë që kjo lidhje të studiohet tek njerëzit, por përgjithësisht kur njerëzit kanë gjendje të rënduara në lëkurë edhe gjendja e tyre mendore rëndohet.

Në një studim të fundit rreth 90% e profesionistëve mjekësorë ranë dakord se stresi përkeqëson kushtet e lëkurës. Ndërsa 92% e mjekëve shprehen se problemet me fytyrën mund t’i bëjnë problemet e shëndetit mendor si depresioni apo ankthi më keq. Komponentët biologjikë që lidhin stresin me acarimet e lëkurës duhet ende të rishikohen megjithëse është e vërtetuar që stresi ndikon negativisht sistemin imunitar. Për rrjedhojë gjendjet e lëkurës rëndohen duke krijuar një cikël të vërtetë përsëritës.

Si të përballeni me këtë problem?
Kur trupi është i stresuar lëshon hormone si kortizoli dhe adrenalina të cilat me shumë gjasë ndikojnë negativisht lëkurën tuaj. Ajo çfarë duhet të bëni fillimisht është të mundoheni të mbani larg stresin dhe emocionet negative. Më pas konsultohuni me një mjek për kurat e duhura për ju.

Nëse ndiheni keq nga ndryshimet në lëkurën tuaj është shumë e rëndësishme që të flisni për këtë me të afërmit tuaj. Në këtë mënyrë ndjenjat negative nuk do të mblidhen brenda jush duke përmirësuar edhe gjendjen e lëkurës.

akne lekura Stresi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar

12:56 / May 30, 2026

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.