Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“A ke ardhur për politikë?”/ Nënë Liza “sherr” me socialistët: Jam malësore dhe s’trembem

17:15 / January 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nene liza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin e Ligjeve kanë qenë ditën e sotme një grup banorësh të “5 Majit” së bashku më nënë Lizën, teksa janë aty për të folur mbi problematikat që i shqetësojnë lidhur më banesat e tyre.

Nënë Liza ka debatuar edhe me anëtarët e komisionit. Më poshtë po ju sjellim diskutimet tek Komisioni i Ligjeve:

Pjesë nga debati

Zonja Liza: E kam ditur se do vdes, por se do vij këtu jo. Edhe po të isha në gjak do më kishin vrarë një njeri dhe jo 13 vetë të familjes. Veliajt i kemi thënë të vijë dhe të na caktojë një datë e një ditë e një kontratë të rregullt se ku do të marrim shtëpinë. Por s’ka pranuar të vijë.

Bashkisë i kemi bërë thirrje të vijë. Për të më gënjyet s’më gënjen as Veliaj as Rama. Ne duam shtëpi. Mos me e nxjerrë popullin jashtë. S’jemi serbë, as në Afganistan.

Çfarë po bëhet në këtë shtet a ka ligje a ska ligje, a ka njerëz a s’ka njerëz ne nuk jemi duke i dhënë dum. Me i përdorur njerëzit sikur po i përdor shteti jonë, me e nxjerr jashtë. Unë ende fle në rrënoja. 3 kate shtëpi sot janë kasolla.

Bushka: Zonja Liza që t’ju dëgjojmë na flisni për problemin tuaj që tju dëgjojmë.

Liza: Kush është një prej jush që e jep shtëpinë. Ne duam drejtësi. Shtet s’ka, gjykatë s’ka. Ne s’kemi qenë çobanë, kemi qenë familjarë të rregullt, me taksa. Unë ia dua metrat shtetit një më një. Të bëjë një shtet kështu,një kryetar bashkie që të mos pranojë të vijë të ballafaqohet. Unë i kam marrë te komshinjtë rrobat, ilaçet jo, lekët e bukës brenda. Turpi i botës për shtetin shqiptar. Ne kujtojmë se jemi duke hyrë në evropë, por jemi duke hyrë në gropë me këtë shtet. Ne kërkojmë kryetarin e bashkisë të vijë këtu, se te populli s’vjen se ka frikë se e vret kush. Ku do shkojmë ne. Kryetari i bashkisë nëse është burrë të vijë në shesh të burrave.

Bushka: Nëna Liza ke ardhur për politikë apo për hallin tënd. Të ngelemi te shqetësimi që keni

Liza: Prit, prit… Unë dua kontratën e rregullt… Unë do rri të vdes në rrënoja dhe s’dal nga shtëpia. Mos tu vijë keq fare unë jam malësore dhe s’tremben as prej teje. 16 me 9 e kam tensionin tani. Duro njëherë, kryesorja se je grua. Unë i kërkoj kryetarit të bashkisë kontratën e rregullt, me vulë dhe formë./ Gazeta Shqip

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.