Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me 66-vjeçaren Liliana Shema e cila vdiq nga i ftohti në shtëpinë e saj, pasi OSHEE i kishte ndërprerë dritat prej 10 ditësh sepse zonja nuk i kishte paguar për shkak të pamundësisë.
Rama ka reaguar pasi një qytetar i ka përdorur rastin dhe i ka kërkuar të shohë hallet e popullit dhe mos të merret me gjëra pa vlerë. Rama tha se lajmi se ajo humbi jetën nga i ftohti nuk është i vërtetë.

