Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Babai që mori leje lindjeje: Kolegët qeshnin me mua

19:56 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dakshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej vitit 2015 në Shqipëri është funksional ligji i marrjes së lejes së lindjes për baballarët. Megjithatë, edhe pse hapësira ligjore tashmë e lejon diçka të tillë, shumë baballarë nuk preferojnë të jenë pjesë e skemës duke përbërë një numër të pakët të atyre që zgjedhin.

Ardit Dakshi, është baba i dy binjakeve vajza. Ai shpjegon se si veproi për t’u pajisur me lejen e lindjes si dhe arsyet që e çuan në këtë drejtim.

Rudina Magjistari: Je ndër ata persona që e kanë marrë lejen e lindjes dhe pranojnë ta thonë publikisht. Shumë e vështirë ishte për të gjetur në fakt. Pse mendon që e kanë të vështirë për të treguar diçka të tillë?

Ardit Dakshi: Unë mendoj se nuk e kanë fare të vështirë, është çështja që secili prej prindërve në shtëpi do të kontribuojë në familje dhe e marrin lejen e lindjes për të suportuar nusen, familjen etj dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e fëmijëve.

Patëm situata të ndryshme sepse ishim në kohë tërmetesh, sapo filloi pandemia dhe e kisha të detyrueshme marrjes e lejes së lindjes duke u nisur edhe nga numri i fëmijëve që janë dy dhe përgjegjësia e kujdesi duhej të ishin më të mëdha, ndryshe nga fëmijë i vetëm.

Pozicioni im i punës në botën e teknologjisë së informacionit ta bën të mundur që të japësh suport në punë dhe të menaxhosh kohën.

Rudina Magjistari: Momenti kur lajmërove dhe bërë kërkesën në punë, si ishte?

Ardit Dakshi: Kolegët filluan duke qeshur “do e marr edhe unë kur të bëhem më vonë”, “si po e merr ti?”, por që u prit më së miri edhe nga kompania, edhe nga sigurimet shoqërore, është një skemë që funksionoi shumë mirë.

Rudina Magjistari: Pra ti ke vazhduar të paguhesh rregullisht, njësoj si të ishe në punë për 6 muaj të plotë?

Ardit Dakshi: Po, 6 muaj. Normalisht jashtë shtetit janë akoma më të favorshme kushtet e lejes së lindjes që mund të merren njëkohësisht nga të dy prindërit, kurse në Shqipëri duhet ta shkëpusë nëna në mënyrë që ta marrë babai.

Rudina Magjistari: Bashkëshortja ishte e lumtur që ti e more këtë leje?

Ardit Dakshi: Bashkëshortja ishte shumë e lumtur, e shijonte akoma më shumë këtë ide.

Ardit Dakshi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Fier/ Tre vatra ende aktive në Peshtan, Levan dhe Frakull

18:31 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026

Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

12:53 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.