Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi deklaron se e kanë përjashtuar mundësinë që në zgjedhje të futen nën logon e LSI. Ai u shpreh se në zgjedhje do të garojnë ose me sigël koalicioni ose të pavarur.
“Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Këto janë zgjedhje ndër më të rëndësishmet që ka pasur Shqipëria. Sot Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia.
Sot kemi një opozitë të vërtetë (Komisioni i Rithemelimit) e cila do përfaqësohet me kandidatë në 6 bashki. Unë nuk e di pse është e vështirë të pranohet që 2 mijë demokratët e Lushnjes e të të gjitha bashkive, të përzgjedhin kandidatin më të mirë.
Ai i përzgjedhuri do jetë kandidati ynë. Nuk ka sigël LSI, ka sigël koalicioni ose do dalin si të pavarur. Do jemi në koalicion me LSI, PR, LZHK etj, ose do dalim të pavarur”.
Bumçi foli edhe për 2 mënyrat si mund të regjistrohen në zgjedhje.
“Ka 2 mënyra si mund regjistrohemi. Mënyra e parë është koalicioni i disa partive opozitare. Jemi në disa bisedime dhe në një marrëdhënie të mirë. Jemi në një koalicion të gjerë.
Ndërkohë ajo që është partia që ka mbetur fraksioni Basha s’ka asnjë aleat deri më sot dhe s’ka arritur të nxjerrë asnjë kandidaturë.
Ne jemi në bisedime që po shkojnë shumë mirë. Mënyra tjetër është regjistrimi si kandidat. Sido të regjistrohemi kandidatët tanë do kenë pas koalicionin më të madh”, tha Bumçi në ABC.
Komisioni i Rithemelimit sipas Bumçi do të garojë me koalicion në 6 mars ndërsa shtoi se gjatë bisedimeve me të gjitha partitë opozitare kanë përgjigje pozitive nga aleatët.
