Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka kritikuar deputetë të Partisë Demokratike si edhe vetë kryedemokratin Basha, duke theksuar se ‘lider’ nuk të bëjnë ambasadorët.
Shehu shprehet se një lider arrin të jetë i tillë nga mbështetja që merr nga njerëzit.
Në një reagim në ‘Facebook’, Shehu thekson se tashmë po ndjehet era e ndryshimit të vërtetë opozitar, që sipas tij është e vetmja mundësi për të përmbysur këtë regjim.

