Protestuesit dhe Policia e Kosovës janë konfrontuar para godinës së Qeverisë.
Protestuesit kanë tentuar të vendosen në shkallët e ndërtesës.
Aktivisti Nol Nushi ka kërkuar që të lirohen shkallët e objektit për të mbajtur një fjalim. Por, një gjë e tillë s’është lejuar nga policia dhe kjo solli dhe konfrontimin.
Protesta po mbahet kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike
