Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, fuoristrada bie nga lartësia, plagoset drejtuesi dhe prindërit e tij

11:16 / January 30, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0124
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Drobonik në Berat. Një familje që udhëtonte në një mjet tip ‘Fuoristradë Mitsubishi’, me targa AA 531 CA ka rrëshqitur duke zbritur drejt Beratit dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër. Si pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij që udhëtonin bashkë me djalin.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë që ka sjellë edhe rrëshqitjen e mjetit që-sipas policisë-ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur sot të kontrollojë rrëshqitjen. Zona në të cilën ka ndodhur aksidenti është një zonë malore dhe e rrethuar me kodra të shumta ku dielli arrin të depërtojë vetëm pas mesditës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Taulant Balla publikon pamjet: Nisin provat në linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Vorë-Durrës

22:00 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.