Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“E kam duruar për hatrin e fëmijëve”: Burri rreh barbarisht gruan

21:16 / January 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burri1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim jo vetëm nga policia e Tiranës, por edhe nga gruaja, e cila mbasi kontrolloi zonën ku ai qëndronte me të dashurën vendosi t’i tregojë policëve fill e për pe aktivitetin e tij.

“E kam duruar prej 2012 për hatër të fëmijëve”, thotë në denoncimin pranë komisariatit numër 4 F.S, por gruaja e cila dhunohej vazhdimisht vendosi të flasë ditën kur pikasi se ai e tradhtonte dhe mbante paralelisht një lidhje jashtëmartesore.

“Zbulimin e kreva në shtator 2021, dhe gjeta edhe emrin e vajzës që quhet E.T, e cila jeton afër Zgarës Korçare, – shprehet nëna e 3 fëmijëve. Ditën që ajo u bind që bëhej fjalë për tradhti ia komunikoi të shoqit. Ai u përgjigj duke e rrahur.

“Njoftova policinë dhe policia erdhi për kontroll në vilën tonë, kryen kontrolle dhe aty mësova se burri im merrej dhe me aktivitet kriminal”, vazhdon në denoncimin pranë komisariatit në fjalë e reja. Nga kontrolli në banesë policia nuk konstatoi asgjë të paligjshme shpjegohet në dosje. Por me ditët që kanë kaluar, e tradhtuar dhe e braktisur mbasi e ka kërkuar gjithandej ajo i ka shkruar të shoqit: e di që je me atë kurvën, kthehu tek fëmijët. Por F. sipas saj i nxehur dhe i informuar se policia i kishte bërë vizitë në shtëpi i përgjigjet: baxhellë, mjera ti po të hodha në dorë. Ma ule kokën tek të gjithë. E reja ia tregoi policisë mesazhet në Whatsapp, ku çifti grindet dhe ajo e vë në dijeni: jam e qartë që je me E., si s’të vjen turp që le fëmijët e vegjël. Nga mesazhet vëren policia kuptohet që secili kërcënon tjetrin. Burri i shkruan: veç po të gjeta në lagje ku ti pi kafe me ato shoqet. Ndërsa gruaja i vë në dukje të dashurën, që e përshkruan si një vajzë e re e pamëshirshme që po i shkatërronte familjen. “Dola në lagje edhe sot, e di që keni ndryshuar vend dhe do ta kap për flokësh atë k.. kur ta zbresësh për në shtëpi.

Ja kam frikën vazhdon gruaja, sepse ai nuk më ka lënë të dal e të gjej një punë, mbasi më ka kërkuar të rrisë fëmijët. Nëna e tri fëmijëve thotë: po ua vendos në dispozicion, ai duhet të shkojë në burg sepse u bë i dhunshëm dhe shprehet: s’ka ç’të duhet ç’bëj jashtë shtëpisë. Policia konfirmon se ka shpallur në kërkim burrin e dhunshëm për të cilin janë kryer disa orë shërbime, duke e pritur të takojë të dashurën, por ai nuk është shfaqur kurrkund.

duruar femijeve hatrin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.