Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parukieri tregon si u mashtrua nga Anisa Hoxhaj: Erdhi bëri flokët dhe u largua pa paguar

18:39 / January 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sezerii.jpg 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grabitja e argjendarisë në Shkodër disa ditë më parë në zonën e “Dollarit”  nga një çift të rinjsh ishte mjaft e bujshme. Arben e Anisa Hoxhaj u arrestuan e tashmë ndodhen nën masën e sigurisë së përcaktuar nga gjykata e Shkodrës.

Por, argjendaria nuk ishte i vetmi biznes i prekur nga vjedhjet e çiftit pasi miku i emisionit “Rudina” në Tv Klan, Sezer, tregon se edhe ai ka qenë pre e tyre. Ai shpjegon të gjithë situatën që ndodhi pak muaj më parë kur Anisa hyri në sallonin e tij.

Sezer: Ishte shumë interesante, një situatë që nuk e shpjegoj dot se nuk ishim as argjendari.

Rudina Magjistari: Sa kohë ka që ka ndodhur?            

Sezer: Para dy-tre muajsh. Erdhi në sallon, mori shërbimin, u prezantova me të. Në përgjithësi, në sallon pasi hyjnë klientet, si një kontratë që kemi, çmimet dhe shërbimet që bëhen fliten më parë se të vazhdojmë shërbimin. Nuk më ka dhënë fare atë lloj përshtypjeje, tha vetëm që i  donte flokët bukur. I bëra flokët dhe m’u desh të largohesha nga salloni. Pasi u largova nga salloni, në darkë më vjen lajmi që zonja ka ikur pa paguar lekët. Kishte paguar një pjesë të vogë dhe kishte thënë që nuk e kam burrin këtu, më jepni dikë me mua që të iki të tërheq paratë.

Pasi ikën djali, ishte takuar me burrin e vet. Marrin djalin, marrin taksi dhe thonë që nuk kemi para me vete dhe ikin në zonën e Astirit.

Ikim në zonën e Astirit, atje mori makinën e vet, pas dy lagjesh dhe thotë që duhet të parkoj makinën. I thotë djalit që punon te ne “të lutem, zbrit pak nga makina”. Ai zbret duke menduar se do parkonte, por largohet dhe nuk e gjejmë dot më. Fola me avokatin, e kam ndjekur, shkuam në polici, dhamë denoncimin dhe u ndoq nga autoritetet. U bënë dy muaj, por çdo gjë do kohën e vet. Pa marrë ende një përgjigje, ndodhi kjo situatë.

Një tjetër raportim vjen nga një shqiptar në Zvicër që thotë se Anisa punoi për katër ditë si dado në shtëpinë e tij. Ditën e katërt, ajo kishte marrë të gjitha sendet me vlerë e paratë e më pas ishte larguar duke i lënë fëmijët vetëm.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.