Juventus njofton një tjetër lëvizje për këtë janar vërtet plot ngjarje.
Për mesfushën vjen Denis Zakaria nga Borussia Mönchengladbach. Deklarata e klubit të Juventusit:
“Juventus Football Club SpA njofton se ka arritur marrëveshje me kompaninë Borussia VfL 1900 Mönchengladbach GmbH për marrjen përfundimtare të së drejtës për shërbimet sportive të lojtarit Denis Lemi Zakaria Lako Lado kundrejt një shume prej 4.5 milionë eurosh, që paguhet në tre vite financiare, përveç kontributit të solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s dhe tarifave ndihmëse për një total prej 4.1 milionë euro.
