Donaldi dhe Beniada kanë folur për prindërit e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ata kanë treguar me njëri-tjetrin se prindërit janë brez i vuajtur dhe kjo ka bërë që të kursejnë sa më shumë.
Madje edhe kur shkojnë në restorante, mundohen që të kursejnë.
Në një moment me shaka, Donaldi ka thënë: “Ata të shtëpisë sime nuk harxhojnë as 20 lekë”.
“Edhe babai im kështu është edhe shpesh herë e lejmë në shtëpi”, ka shtuar Beniada duke qeshur.