Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Berisha është viktima ekselente e krijesës monstruoze që krijoi”

23:37 / January 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lorenc Vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për analistin Lorenc Vangjeli, Sali Berisha është “viktimë” e sistemit të partitokracisë që ka ndërtuar në Shqipëri. Vangjeli tha se vendimi i SHBA për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën ishte thjeshtë noterizimi i asaj që 1 milionë shqiptarë thanë me votë në vitin 2013. 

Ai shtoi se Sali Berisha mund të cilësohet si e shkuara e lavdishme apo e palavdishme e PD, por që sot e ka të pamundur të provokojë zgjedhje brenda partisë së tij.

“Alergji nga vota kanë të gjithë tashmë dhe shoqëria shqiptare është gjithnjë e më pak e përfaqësuar nga politika. Ajo që po ndodh në PD dhe që ka nisur të bëjë zoti Berisha është shkundje për të na kujtuar një të vërtetë të jashtëzakonshme: Zoti Berisha është viktima ekselente e krijesës monstruoze që ka krijuar vetë së bashku me zotin Edi Rama, partitokracionë… Çfarë shkalle demokracie do të ketë një parti politike, atë shkallë demokracie do të ketë edhe qeverisja nesër në të gjithakuptimet. Sot ne kuptojmë njëlloj si në një laborator se çfarë do të thotë kjo krijesë monstruoze. Kryetari i partisë që vendos që nga listat e deputetëve dhe për karrierën e secilit duke shkallmuar demokracinë e brendshme të një partie. Sali Berisha është e shkuara e lavdishme dhe e palavdishme e PD-së. E ka të pamundur të provokojë qoftë edhe zgjedhje të parakohshme në parti. Kjo krizë është e kuptueshme që mund të zgjidhet vetëm me mjete politike. Mos harroni që vendimi amerikan ishte noterizimi i asaj që 1 milionë shqiptarë thanë përmes votës në 2013 për Berishën”, tha Lorenc Vangjeli.

krijeses Lorenc Vangjeli viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.