Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shqipëria kërkon paqe pas grushtit të shtetit në Mianmar: Zgjidheni krizën me dialog

10:39 / February 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mm 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesit e Lartë në emër të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Norvegjisë, Republikës së Koresë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë bërë një deklaratë për një vjetorin e grusht shteti ushtarak në Mianmar.

“Më 1 shkurt 2021, ushtria mori pushtetin në Myanmar, duke mohuar aspiratat demokratike të popullit të Mianmarit. Një vit më vonë, ndikimi shkatërrues mbi popullin e Mianmarit është i qartë. Mbi 14 milionë njerëz janë në nevojë humanitare.

Regjimi ushtarak mban përgjegjësi për këtë krizë, e cila ka dëmtuar rëndë paqen dhe stabilitetin në Mianmar dhe në rajon. Ne bëjmë thirrje edhe një herë për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe për dialog konstruktiv midis të gjitha palëve për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj regjimit ushtarak që menjëherë t’i japë fund Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Në përvjetorin e grushtit të shtetit, ne kujtojmë ata që kanë humbur jetën gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë gra, fëmijë, personel humanitar, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe protestues paqësorë. Ne dënojmë fuqishëm shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut nga regjimi ushtarak në të gjithë vendin, duke përfshirë kundër Rohingya-ve dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare. Ne shprehim shqetësim të madh për raportet e besueshme të torturës dhe dhunës seksuale dhe me bazë gjinore.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare të mbështesin përpjekjet për të promovuar drejtësinë për popullin e Mianmarit. Ne i bëjmë thirrje regjimit ushtarak që të angazhohet në mënyrë domethënëse për të ndjekur zbatimin e plotë dhe urgjent të Konsensusit me Pesë Pika, i cili përfshin sigurimin që i dërguari i posaçëm i ASEAN-it të ketë akses tek të gjitha palët në Mianmar, duke përfshirë grupet pro-demokracisë” thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”, nata e 14-të e protestës kundër aktgjykimit të Speciales

22:56 / September 29, 2026

Maroku zgjedh kryeministren e parë grua

22:38 / September 29, 2026

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Në Union pa votë politike/ Propozimi për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Hiqet veto bllokuese

13:24 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.