Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Daily Mail investigon mbi vrasjen e Bledar Muçës: Si po e kalbin paratë e drogës kryeqytetin e kokainës në Europë, me dogana, policë, e politikanë të korruptuar

17:16 / February 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
C65200AF 7C81 4DA6 9508 435B30687F58
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
s

Vrasja e shqiptari Bledar Muça vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja. Së fundmi Dailymail me anë të një shkrimi ekskluziv tregon detajet se si zona ku u vra shqiptari është kthyer në “kryeqytetin” e kokainës në Europë.

Sipas kësaj media britanike, Bledar Muça i cili posedonte një pasaportë të rreme britanike u vra për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antuerp për shkak të luftës të përgjakshme për kontrollin e tregtisë fitimprurëse të drogës në qytetin belg, i cili e ka bërë atë kryeqytetin e kokainës në Evropë.

Bledar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij, pak metra larg një stacioni policie, nga dy vrasës të cilët janë ende në arrati. Deri më tani besohet se vrasja është kryer nga profesionistë dhe ishte porositur nga kundërshtarët e Bledar Muçës.

Tradicionalisht e njohur për tregtimin e diamanteve, Antuerpi po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para, ndërsa policia lufton një betejë të humbur për të ndaluar kartelet e drogës.

Antuerp, qyteti port belg, një qendër kryesore detare, është e mbushur me kokainë të importuar nga Amerika e Jugut. Me kokainën vijnë paratë dhe gangsterët që shpërndajnë paratë dhe ndikimin e tyre në të gjithë qytetin.

Vitin e kaluar një rekord 90 ton kokainë me vlerë 13 miliardë euro u gjet në portin e Antuerp-it, por besohet se është vetëm 10% e drogës së kontrabanduar përmes portit.
Kryetari i bashkisë së qytetit Bart De Uever kohët e fundit u vu nën mbrojtjen e policisë 24/7 pas pretendimeve se bandat e drogës donin ta vrisnin atë.

Kryeprokurori Franky De Keyzer e krahasoi luftën kundër bandave të drogës si ‘një lojë mace e miu’ ku kriminelët luftojnë për të qëndruar një hap përpara ligjit. Zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe punonjësit e portit janë vënë në shënjestër të bandave me shuma të mëdha parash në këmbim të lejimit të kontejnerëve të drogës.

Grupet u ofrojnë doganierëve 50-80 mijë euro për të fshehur kontejnerët me ngarkesa droge ose për t’i ndërruar ato me ato të ligjshme përpara se të bëhen konfiskimi. Vitin e kaluar një rrjet zyrtarësh të korruptuar u zbulua shumë prej tyre me akses në bazat e të dhënave qeveritare të të dhënave personale të të gjithë qytetarëve belgë .

Vitin e kaluar, pas një serie bastisjesh, një prej operacioneve më të mëdha kundër drogës në Belgjikë, u zbulua një rrjet zyrtarësh të korruptuar. Në mesin e të arrestuarve përfshihej një punëtore porti.

Gjithashtu u arrestua një administratore spitali, e quajtur ‘Femke G’ (sipër), e cila dyshohet se përdorej nga bandat e drogës për të kërkuar adresat e punonjësve të akuzuar, në mënyrë që ata të vizitoheshin dhe të ofronin pagesa korruptive ose të kërcënoheshin nëse nuk bashkëpunonin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.