Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“E kam takuar Berishën, në presidencë dhe në shtëpinë time e ka derën e hapur 24 orë!”

23:47 / February 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta e ka konfirmuar se ka takuar Sali Berishën, ndërsa ka shtuar se dera për të është e hapur 24 orë. Meta thotë se e ka takuar që në muajin nëntor para zgjedhjeve, ndërsa mohon se ka zhvilluar negociata me të.

‘Duhet të ndajmë dy gjëra; tjetër gjë takimi, tjetër gjë konsultimi, tjetër negociatat. Ne, jemi takuar me zotin Berisha. Unë e kam kërkuar prej shumë kohësh, që në muajin nëntor para zgjedhjeve. U bënë 14 muaj që nga ajo kohë, dhe ai ka pasur disa probleme, për çështje familjare të tij dhe më në fund u takuam para 2-3 ditësh.  Unë me zotin Berisha, takohem në çdo sekondë, çdo njeri që troket në këtë derë këtu, është i mirëpritur, çdo aktor politik. Unë nuk kam paragjykime në këtë detyrë, kjo nuk është karrigia ime, kjo është në shërbim të shtetit, të institucioneve dhe të gjithçka tjetër. Ndërsa, zotëria e ka derën hapur këtu dhe në shtëpinë time 24 orë kur të dojë.’ – u shpreh Meta.

Presidenti ironizoi kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, duke u shprehur se atë nuk e njeh as Voltana Ademi dhe ose duhet ta njohë ai. Meta e cilësoi kreun e PD-së si të llastuar, ndërsa nuk kurseu superlativat për Sali Berishën, ku tha se ai është magnet i kësaj toke.

‘Kam punë më të rëndësishme se të harxhoj kohë me Lulzim Bashën. Kur atë nuk e njeh as Voltana Ademi, çfarë prisni nga unë? Lulzim Basha është në një hall shumë të madh dhe për të ndjej vetëm keqardhje. Lulzim Basha nuk ka shenja autokracie, por llastimi. Është mësuar që gjithmonë të tjerët të punojnë për të dhe kur nuk punojnë, ai mendon që po i bëjnë një padrejtësi.Nuk më shqetësojnë akuzat e Bashës. Problem do të ishte nëse kundër meje do të ishte lideri historik i PD, “magneti i kësaj toke”, Sali Berisha. Ku bashkohem dhe ndahem me Sali Berishën? Na bashkon interesi kombëtar dhe që çdo gjë e kemi arritur vetë në jetë dhe në politikë. Ndahemi për 28-29 Nëntorin.’- tha Meta.

Berisha prezantoi 6 kandidatët për kryetar të Bashkive dhe ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me LSI-në të cilin e ka “pagëzuar” me emrin “Shtëpia e Lirisë”, duke e ligjëruar atë me partinë e Nard Ndokës. Ditën e sotme koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka publikuar edhe logon, që rezulton e kopjuar. Qartësisht, Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë copy paste emrin dhe logon e koalicionit të Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi,  ‘La casa delle liberta’, që do të thotë “Shtëpia e lirisë”.

24 ore deren Presidencë takuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.