Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

DW: Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon Metën, do të zgjidhet një President i përkohshëm, vetëm për disa muaj

09:55 / February 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetetuese në Shqipëri, kjo gjykatë do të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të një kreu shteti. Me fjalë të tjera kjo gjykatë duhet të gjykojë nëse vendimi i parlamentit është konform me kushtetutën, ligjin themeltar të shtetit, apo bie ndesh me të.

Në qershor të vitit të kaluar, parlamenti i ri, i dalë nga Parlamentaret 2021 mori me 104 vota pro nga 140 deputetë gjithsej, vendimin për shkarkimin e presidentit Meta për shkak të “deklaratave të tija publike para dhe gjatë fushatës elektorale që nxitën dhunë dhe shkelën kushtetutën.” Hyrja në fuqi e këtij vendimi bëhet vetëm, nëse Gjykata Kushtetuese e konfirmon atë.

Rrëzohet kërkesa e Metës për ndryshim të trupit gjykues

Presidenti Meta, që vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij e quan “antikushtetues dhe qesharak” nuk mori pjesë në seancën e parë të Gjykatës Kushtetuese për fatin e tij presidencial. Përfaqësuesit e tij ligjorë kërkuan që disa gjyqtarë nga trupa me shtatë gjyqtarë kushtetues të përjashtoheshin nga gjykimi apo të jepnin dorëheqje me pretendimin e mungesës së paanshmërisë nga ana e tyre. Por përfaqësuesja e parlamentit, si palë në proces, e quajti kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të presidentit ”abuzive, që synon zvarritjen e procesit..”

Seanca publike që do të rifillojë të enjten, (03.02) do të merret me dëgjimin e argumentave të palës së përfaqësuesve ligjorë të Presidentit Meta kundër vendimit të Parlamentit.

Gjykata Kushtetuese: 30 ditë kohë për të marrë vendim

Procesi i gjyqësor në GJK për të konfirmuar ose hedhur poshtë vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta ka nje afat: ai duhet të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancave gjyqësore. Të paktën pesë nga shtatë anëtarët e GJK duhet të votojnë pro ose kundër vendimit të parlamentit.

Burime zyrtare thanë për DW se nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e Parlamentit për shkakimin e Presidentit, Ilir Meta, pritet zgjedhja e një presidenti/e të përkohshëm, për disa muaj deri në korrik, kur do të zhvillohen procedurat kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit me mandat pesë vjeçar./DW

Metën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati i Popullit viziton në QSUT punonjësit e Policisë të lënduar gjatë protestës para Parlamentit

22:39 / June 30, 2026

Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

22:18 / June 30, 2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

22:01 / June 30, 2026

Kryepeshkopi Joan mesazh të rinjve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

21:18 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.