Policia greke ka arrestuar vrasësin e 19-vjeçarit shqiptar në Selanik. Ngjarja tragjike erdhi pas një sherri banal mes tifozëve. Autoritetet greke e përshkruajnë autorin shqiptar si huligan, pasi masakroi me thikë për vdekje 19-vjeçarin.
Arrestimi i vrasësit të dyshuar, një akt tmerri që ka tronditur gjithë Greqinë, ndodhi në një moment kur familja e 19-vjeçarit fatkeq i jepte lamtumirën e fundit studentit. Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos , në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka njoftuar se autori i vrasjes brutale është arrestuar pranë stadiumit Charilaou në Aris të Selanikut.
