Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nxori të rinjtë nga burgu, “avokatja falas” akuzohet se u mori 6 mijë euro

17:27 / February 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokate 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ardhja me pushime duket e i ka kushtuar shtrenjtë një emigranti shqiptar që punon dhe jeton në Britani. Në afërsi të “Arena”-s, D.I., së bashku me një shok, thanë të provojnë hashash dhe e blenë krejt lehtësisht.

Por sapo kanë krijuar cigaren aty pranë, ia ka behur policia me një patrullë dhe dy të rinjtë u shoqëruan në komisariat. Kështu nis historia e djalit nga Tirana, që më pas është bërë shkak që të fillojë një hetim ndaj një avokateje, e cila u paraqit menjëherë.

Teksa të riut po i pritej një fletë-arresti për shpërndarje droge, ajo i garantoi mbrojtje. “Policia e peshoi cigaren dhe konstatoi se hashashi ishte 0.3 gramë”, – thotë në kallëzim i riu D.l.

Sipas të riut që jeton në Britaninë e Madhe, avokatja i siguroi atij dhe shokut të tij, J.I., se do t’i përfaqësonte në gjykatë e do t’i lironte, por me kushtin që ata duhet të paguanin nga 1 mijë euro.

Sipas të dhënave të Gazetasi.al, pas arrestimit, dy të rinjtë dolën përpara gjykatës në datën 23 janar 2022 dhe aty trupa shpalli për secilin masën e detyrimit me paraqitje.

Por kur ka dalë jashtë qelisë, i riu është përballur me një surprizë tjetër. Teksa i duhej të largohej në Angli dhe i kushtëzuar nga vendimi i gjykatës për t’u paraqitur dy herë në muaj pranë prokurorisë, kushërinjtë e tij i komunikuan: avokatja na kërkoi 6 mijë euro dhe ne ia dhamë.

Policia sqaron se denoncuesi pretendon që të afërmit tërhoqën në dy raste këstet e kërkuara në vlerën me nga 3 mijë euro dhe ia dhanë.

Denoncuesi i thotë Gazetasi.al, se i nxehur, ai ka kërkuar takim me avokaten, herë duke i shkruar në telefon, e herë në rrjetet sociale. Në përfundim, ajo është bindur që t’i ktheje shumën që i kishin paguar të afërmit e emigrantit.

“U habita edhe unë edhe shoku im që u arrestua me mua, sepse ne ramë dakord që ta paguanim me nga një mijë euro dhe jo 6 mijë euro dhe po iu vendos me procesverbal dërgesat e parave, por edhe çfarë i kemi shkruar, pasi ajo nuk na e hap më telefonin”, thotë i riu.

Policia përshkruan se pas këtij pretendimi, mori në pyetje avokaten, e cila hedh poshtë çdo pretendim të të rinjve. “Isha avokate kryesisht e caktuar dhe kur më pyetën për pagesën, iu thashë që jam avokate falas nga shteti. Ishin të kënaqur me mbrojtjen dhe kur dola, njoftova familjarët që po prisnin se do të dilnin pas pak. Më ftuan për drekë, por nuk pranova se kisha fëmijën e vogël me temperaturë”, – këmbëngul avokatja.

Sipas policisë, ajo detajon se të afërmit e dy të arrestuarve u shqetësuan teksa po prisnin lirimin e dy të rinjve dhe kanë nisur ta bezdisin në telefon.

“E kisha telefonin pa zile, pasi kisha vajzën pa qejf, – justifikohet avokatja, – ndaj dhe nuk e kisha dëgjuar. Sapo kjo u bë e mundur, i telefonova dhe i pyeta çfarë i shqetësonte dhe më treguan”.

Avokatja kujton se vrapoi në polici dhe atje i komunikuan se po i vononin, pasi klienti i saj kishte ‘esxpuls’ dhe po verifikohej.

Avokatja hedh poshtë të jetë paguar, madje sipas saj, ajo nuk piu asnjë kafe prej tyre për t’u qerasur.

Megjithatë, policia shton se ka kërkuar informacion nga gjykata për mbajtjen e seancave gjyqësore, por edhe qëndrimin që ka mbajtur avokatja, për të kuptuar nëse ka apo jo veprim korruptiv ndaj dy klientëve, megjithëse ajo paguhet nga shteti si avokate falas.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.