Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpjeguar shkakun e “krisjes” së marrëdhënies së saj me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryemadhi ka nxjerrë mesazhet që i dërgonte Bashës, duke i kërkuar të mbante Gazment Bardhin, të dërguarin politik në qarkun e Elbasanit, larg votave të partisë së saj.
“Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë ka Taulanti personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë. Basha më mori në telefon; E qartë, flas unë me Gazin!,”-tha Kryemadhi në Opinion.
