Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situatë e rrallë në Kukës, PS refuzon mandatet e PD

15:54 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste nuk do të pranojë të marrë mandate nga ato të opozitës, në qarqet ku pritet të shterojnë listat e kandidatëve pa arritur të plotësohen vakancat në Parlament.

Rasti më i afërt është ai i PD në Kukës, ku mbetet ende pa zëvendësuar mandati i Isuf Çelës. I fundit në listën e kandidatëve demokratë është Miftar Dauti, që ka kohë deri të premten për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Burime nga selia blu theksojnë se Dauti nuk do ta pranojë mandatin, duke ezauruar kështu listën e kandidatëve të PD.

Në këto kushte, krijohet një situatë që nuk është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, i cili tregon vetëm si procedohet kur partitë kanë garuar në koalicione. Në zgjedhjet e vitit 2017-të gjithë hynë të vetëm gjë që krijon një situatë ekstraligjore përsa i përket plotësimit të vakancave në Parlament.

Nuk mungojnë interpretimet sipas të cilave mandati duhet t’i kalojë partisë me hercin më të madh në qark, gjë që do të favorizonte socialistët shkruan TCH. Por burimet në PS theksojnë se përsa kohë kjo nuk specifikohet qartë në Kodin Zgjedhor, partia në pushtet nuk do të pranojë të marrë mandate që nuk i janë dhënë drejtpërdrejtë nga zgjedhësit me votë.

Lista e kandidatëve PD Kukës

Flamur Noka I dorëhequr

Isuf Çelaj I dorëhequr

Alban Zeneli Pranon mandatin

Miftar Dauti Kandidat

Kodin Zgjedhor parlament partia socialiste tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026
View 1 Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.