Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes Burreli-Butrinti, e cila u mbyll në barazim pa gola, një grup tifozësh kanë fajësuar teknikun Alert Alcani.
Ata i thanë trajnerit se është e pafalshme që në tri ndeshje skuadra matjane ka siguruar vetëm tri pikë.
Tifozë të moshave të ndryshme i thanë trajnerit se ka gabuar me mosaktivizimin e disa lojtarëve në këtë përballje.
I gjendur përballë nervozizmit të tyre Alcani u tha tifozëve të qetësohen dhe u premtoi se do të fitojnë ndeshje të tjera, madje dhe në transfertë.

