Presidenti Ilir Meta ka ndarë sot një videomesazh në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vend. Në videon e postuar prej tij, Meta thotë se kurrë nuk do t’i tradhëtojë shqiptarët.
“Kurrë nuk do t’i tradhtoj përkrahësit e mi dhe shqiptarët. Më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do”, shkruan Meta.
