Pas shembjes së banesave të tyre, banorët e ‘5 Majit’ do të mblidhen sërish në protestë.
Protesta është njoftuar se do të zhvillohet përballë Kryeministrisë, nesër, 6 janar në orën 12:00.
Këto protesta vijnë pasi më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ndërmori aksionin për shembjen e banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit, por banorët kanë kundërshtuar duke pretenduar se nuk do të marrin dëmshpërblimin që i takon.
Kjo është hedhur poshtë nga Bashkia e Tiranës, të cilët kanë theksuar se të gjithë ata që preken do të marrin metrat e ndërtimit, të përkthyera në apartamente më të mira dhe me vlerë më të lartë në treg, për shkak të urbanizimit të zonës.
