Në Turqi është regjistruar një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë. Një dasmë në zonën e Sakarya mori pamjen e një fushëbeteje.
Kjo pas tensionit për shkak të bizhuterive të fejesës, betejë kjo e vazhduar dhe në rrjete sociale.Të ndarë grupe grupe dasmorët nuk ngurruan të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit sasi të panumërta karrigesh.
Nusja dhe dhëndri pas qetësimit të ngjarjes u larguan nga zona me makinën e policisë.
