Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Ky është kuptimi i 5 ëndrrave më të shpeshta që shohim

22:16 / February 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
endrra1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studimi i kuptimit të ëndrrave është një shkencë shumë e veçantë që josh shumë njerëz. Pikërisht për këtë, do t`ju zbulojmë kuptimin e ëndrrave më të shpeshta. Le t´i shohim së bashku.

Keni ëndërruar ndonjëherë sikur ju bien ose ju thyen dhëmbët? Bëhet fjalë për një nga ëndrrat më të shpeshta që njerëzit shohin. Sipas shpjeguesve të ëndrrave, humbja e dhëmbë tregon që po përjetojmë një fazë tranzicioni. Një fazë që sigurisht mund të jetë si pozitive, ashtu dhe negative. Nga njëra anë, ekziston mundësia që ankthi dhe pasiguritë të marrin kontrollin mbi ne. Nga ana tjetër, do të thotë që po rritemi si person, metaforë që lidhet me dhëmbët e qumështit.

Një nga ëndrrat e tjera që shohim më shpesh është sikur rrëzohemi. Në vija të përgjithshme, një ëndërr e tillë do të thotë që ekzistenca jonë po shkon disi jashtë kontrollit. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo ëndërr ka një kuptim mjaft preçiz: ka ardhur momenti të përballoni një situatë të caktuar.

Në rast se shohim ëndërr sikur po vrapojmë, me siguri po përballojmë një periudhë në të cilën po shijojmë një vetëvlerësim të ulët. Kjo ëndërr në fakt është shumë e shpeshtë tek personat që po përjetojnë një periudhë kur ndihen të pafuqishëm ose jo në lartësinë e diçkaje.

Po ëndrrat kur rikthehemi në shkollë dhe nuk u përgjigjemi dot pyetjeve ose jemi të papërgatitur në provim? Të gjithëve na ka ndodhur t´i shohim të paktën njëherë. Në fakt, është një ëndërr që shpreh një shqetësim në fushën profesionale dhe në punë. Ndoshta po kaloni probleme në punë dhe kjo ju kujton ankthin e provimeve dhe ngritjes në mësim.

E fundit është sikur ndiqemi nga dikush. Në këtë rast, me shumë mundësi keni të bëni me një situatë që ju streson ose ju bën të ndiheni në kurth.

enderrave kuptimi shpeshta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

17:08 / March 15, 2026

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.