Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çmontohet banda shqiptare e drogës/ Policia i falet qenit “Rambo”

23:55 / February 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dema jaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia britanike ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës, e cila qarkullonte rreth 1.4 milionë paund.

Zbulimi ndodhi falë një qeni të llojit pastor gjerman, i quajtur “Rambo”.

Të tre shqiptarët u gjetën të fshehur në një dollap nga qeni pastor. Ata u vendosën në pranga nga policia britanike për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Tre shqiptarët janë identifikuar si Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe Juljan Jaku 24 vjeç. Ata ishin të përfshirë në veprimtarinë e prodhimit dhe tregtimit të drogës dhe u dënuan me 7 vite burg në total.

Dema u dënua me 27 muaj, Hoxha me 33 dhe Jaku me 2 vjet e gjysmë.

“Është e qartë se ju jeni motivuar nga përfitimi financiar, duke qenë të vetëdijshëm. Por asnjë nga ju nuk jeni ‘kokat’ e prodhimit dhe trafikut të drogës”, u tha atyre gjyqtari kryesues i seancës.

3

Por si ra pastori gjerman në gjurmët e shqiptarëve?

Ishte pronari i tij, Avtar Singh, i cili bashkë me Rambon kishte shkuar në palestrën që drejton për të takuar një grup të rinjsh me nevoja të veçanta.

Aty qeni nuk po duronte dot erën e lëndës narkotike dhe filloi të gjurmojë në një vrimë në mur midis palestrës dhe fermës së drogës.

qeni

Singh vuri re  bimët narkotike dhe njoftoi policinë, e cila gjeti tre shqiptarët të fshehur në dollap.

qenioii1

Babai i dy fëmijëve, Avtar ka thënë për “The Sun” se e shpërbleu Rambo për “operacionin” e tij me një biftek.

angli banda cmontohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.