Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Johnson & Johnson ndërpret prodhimin e vaksinës së koronavirusit, vendet e varfra mbeten “me gisht në gojë”

23:10 / February 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covidi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson ka ndërprerë pa bujë dhe jashtë vëmendjes publike, prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit duke lënë pa vaksina vendet e varfra në mbarë botën.

Prodhimi është ndërprerë që në dhjetor 2021 në të vetmen fabrikë që ka linja prodhimi për vaksinën ndaj kovidit, raporton noa.al duke cituar të përditshmen amerikane New York Times.

Kompania prodhoi vetëm 400 milionë doza edhe pse kishte njoftuar se do të jepte një miliard doza të vaksinës së saj ndaj Covid në vitin 2021.

Zyrtarisht nuk ka një njoftim, por persona në kompani që citon NYT thonë se ndërprerja e prodhimit të vaksinave nga kompania është e përkohshme, pasi fabrika në Leiden të Holandës pritet të nisë sërish prodhimin e vaksinës pas disa muajsh.

Njëkohësisht është mësuar se laboratori dhe fabrika farmaceutike në qytetin holandez po përgatitin një vaksinë eksperimentale, por potencialisht më fitimprurëse për një virus tjetër.

Kjo situatë e shkaktuar nga Johnson & Johnson ka bërë që të ngecë furnizimi për Covax dhe për vendet e Bashkimit Afrikan, dy prej klientëve të saj më të rëndësishëm që janë përgjegjëse për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Drejtuesit e këtyre organizatave e mësuan lajmin përmes NYT dhe ishin të irrituar: “Kjo nuk është koha për të ndryshuar linjat e prodhimit për asgjë, sepse jetët e njerëzve në mbarë botën në zhvillim janë të varura në fije të perit,” tha Ayoade Alakija, bashkë-kryetar i Programit të Dorëzimit të Vaksinave të Bashkimit Afrikan.

Johnson & Johnson nderpret prodhimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.