Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U ekzekutua me breshëri plumbash, çfarë e lidhte bosin qipriot me ‘Sami Shqiptarin’

19:20 / February 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2022 02 09 185722
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bosi i nëntokës në Qipron e Veriut Halil Falyali u ekzekutua me breshëri të gjata automatiku dje në mbrëmje, kur po shkonte nga hoteli i tij në shtëpi, i shoqëruar me eskortë.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë edhe shoferi i tij.

Mediat turke raportuan se atentatorët u larguan nga ishulli me një skaf të shpejtë drejt Turqisë, sapo u siguruan që e kishin vrarë.

Sulmi në fjalë duket të ketë kushtuar shumë, pasi atentatorët duket se ishin profesionistë dhe pas tij gjendet një dorë e fuqishme, sipas mediave lokale, nisur edhe nga figura që përfaqësonte Falyali.

Pasuria e tij llogaritet të jetë sa 60% e të gjithë buxhetit të Qipros së Veriut dhe njihej si një ndër bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit, drogës dhe pastrimit të parave në rajon.

Ai zotëronte të gjithë tregun e paligjshëm të lojërave të fatit në Turqi, ndërsa është akuzuar publikisht nga bosi tjetër i mafias Sedat Peker si personi kyç në trafikun e tonelatave të kokainës nga Amerika Jugore në Turqi.

Madje sipas Pekerit, Falyali e bëntë këtë në bashkëpunim me djalin e ish-kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim.

Falyali i mohoi këto akuza duke thënë se nuk ka lidhje me diçka të tillë, por akuzat nga Peker e kthyen atë në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik turk.

Faylayli ka një histori të gjatë me krimin, trafiqët dhe vrasjet, ndërsa gjatë kësaj “karriere” është ndeshur shpesh me një element tjetër të nëntokës turke.

Ai është Sami Hostan, por njihet ndryshe si “Sami Shqiptari” për shkak të prejardhjes së tij nga trojet shqiptare.

“Sami Shqiptari” njihet për lidhjet që ka me qarqe të fuqishmë në Turqi, siç është ushtria apo bosët e mafias dhe konsiderohet si i paprekeshëm në shtetin turk. Disa vite më parë ai u akuzua nga prokuroria turke si pjestar i grupit “Ergenekon” që do të rrëzonte me forcë qeverinë turke, por doli nga burgu disa vite më vonë.

Raporti Hali Falyali-Sami Hostan

Kontaktet e tyre nisin më shumë se 20 vite më parë, kur Hali Falyali kishte një konflikt me një tjetër bos të mafias, të quajtur Behcet Tore. Të dy ata kanë patur biznese bashkë gjatë fundit të viteve ’90, por pastaj i prishën marrëdhëniet duke bërë që Tore të akuzonte Falyalin për një borxh prej 10 milion dollarësh.

Sipas tij, për shkak të këtij borxhi, Halil Falyali kishte organizuar një sulm kundër tij, por gjithçka u ndal pas ndërhyrjes së “Sami Shqiptarit”, i cili qetësoi gjakrat mes tyre.

Më pas, Behcet Tore përfundoi në burg ku është edhe sot, megjithatë nuk e mohoi asnjëherë që Falyali i kishte një borxh 10 milion euro.

Në deklarimet e bëra më pas në mediat turke, Falyali është shprehur se e njihte mirë “Sami Shqiptarin”, por që sipas tij ai nuk kishte ndërhyrë për të ndaluar ndonjë atentat ndaj Tores, madje sipas tij një sulm i tillë nuk ishte planifikur fare. /abcnews

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.