Pasditen e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës ka mbërritur një person i plagosur me armë zjarri. I riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës, ndërsa viktima është identifikuar si Amaros Deda, 33 vjeç . Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Amaros Deda rezulton si person me precedent të mëparshëm penal. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.
